Arratisje me furçë dhëmbësh

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 19:54 | Lifestyle

Dy të burgosur u arratisën nga një burg në Virxhinia (SHBA) përmes një tuneli që e kishin gërmuar duke përdorur… furçë dhëmbësh.

43-vjeçari Arley V. Nemo dhe 37-vjeçari John M. Garza kishin gjetur një pjesë më të dobët të strukturës së murit dhe përdorën mjete të bëra nga furçat e dhëmbëve për të dalë nga qelia.

Por, gabimi i tyre ishte se ndaluan për petulla dhe aty u kapën sërish nga policia, që falenderoi qytetarët të cilët lajmëruan se ku ndodheshin të arratisurit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos