Arrestimi i Fredi Belerit në Himarë, Dule akuzon Ramën: U rrëmbye me urdhër të kryeministrit

Nga A2 CNN
12 Maj 2023, 07:58 | Politikë
Arrestimi i Fredi Belerit në Himarë, Dule akuzon Ramën: U

Pas arrestimit gjatë mesnatës të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, në një deklaratë për mediat ai shprehet se Bejleri u rrëmbye nga forcat policore me urdhër të Ramës.

“Pas një jave deliriumi gjuhë urrejtjeje, përçarjeje dhe stigmatizimi nga ana e kryeministrit Rama kundër kandidatit të koalicionit në Himarë, zoti Bejleri me urdhër e porosi të tij forca policore rrëmbyen në qendër të qytetit dhe shoqëruan për në komisariatin e Vlorës, zotin Bejleri dhe avokatin e tij. Është një akt i paprecedentë dhe i pashpjegueshëm. Është një fenomen që ka lidhje me regjimet totalitare. Thirrja jonë është lirimi i zotit Beleri dhe garantimi i procesit zgjedhor dhe heqja dorë njëherë e mirë nga intimidimi i qytetarëve dhe përpjekja për të tjetërsuar vullnetin e sovranit. Kemi paralajmëruar me deklaratën tonë të pardjeshme dhe dëshirojmë sot t’u drejtohemi mediave që të jenë të pranishme, që të kenë një proces transparent, një proces i cili do të respektojë vullnetin e sovranit, u drejtohemi përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar për monitorim të qendrave të votimit dhe KZAZ Himarë, se vetëm kështu do t’iu priten shanset kryeministrit Rama, i cili ka vënë objektiv strategjik në shërbim të interesave klienteliste në dëm të pronave të Himarës, me qëllim që të garantohet procesi dhe shmangia me çdo kusht e manipulimit të tentuar nga Rama”.

Dule bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të kandidatit Beljeri.

“Zoti Bejleri duhet të lirohet menjëherë dhe të vazhdojë aktivitetin e tij si kandidatët e tjerë dhe të kurorëzojë fitoren që është e dukshme dhe e prekshme në çdo familjeje komunitet të bashkisë Himarë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos