
“Raporti i vitit të kaluar i Bankës Botërore citon se, Bashkia e Tiranës, Administrata Tatimore është e paaftë të mbledhë të paktën 38% të taksave në kryeqytet nga biznesi. Ne jemi përballë një situate ku kemi një informalitet shumë të madh dhe kemi një situatë korruptive”.
Kështu u shpreh në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN Belind Këlliçi kandidati për Bashkinë e Tiranës nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Më tej, ai sqaroi edhe simbolikën e duarve të pastra dhe të gishtit të mesit.
“Ne do të perforojmë më mirë dhe në mbledhjen e taksave. Për shkak se taksat janë të larta, Administrata Tatimore preferon ryshfetin dhe të mosmbledhë paratë për t’i çuar në arkë. Simbolika e fushatës është me “duar të pastra”. Më janë shqetësuar këta të korruptuarit për gishtin e mesit që i kam drejtuar korrupsionit, të cilin do t’ia drejtoj edhe pas 14 majit”.
Por a u irrituar qytetarët nga “gishti i mesit”?
“Unë kam marrë me mijëra komente, falënderime, që jam i vërtetë që them të vërtetën dhe që jam i vendosur për luftën ndaj korrupsionit. Unë kam vendosur që zemrën t’ua tregoj qytetarëve dhe të korruptuarve t’i tregoj gishtin e mesit”. (A2 Televizion)