“Votoni kandidatin e pluralizmit”, Berisha nga Shkodra: Beci të tërhiqet që t’i mbetet pak nder

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 21:12 | Politikë
“Votoni kandidatin e pluralizmit”, Berisha nga Shkodra: Beci të

Në mbyllje të fushatës elektorale në Shkodër, Sali Berisha i bëri thirrje kandidatit socialist Benet Beci që të tërhiqet nga gara nëse do që t’i mbetet pak nder.

“Po ia them sërish dy fjalë Benet Becit: Ke edhe 48 orë, tërhiqu të të mbetet pak nder. Të ftosh shkodranët që të votojnë për flamurin e Edi Ramës, do të mbetet peng gjithë jetën tënde”, tha Berisha.

Ish-kryeministri falënderoi edhe njëherë shkodranët që asnjëherë nuk i braktisën idealet e tyre dhe kërkoi sërish votën për Bardh Spahinë, të cilin e cilësoi si një kandidat të pluralizmit

“Ju ftoj me 14 maj, në traditën tuaj më të shkëlqyer, në përkushtimin tuaj ndaj lirive, dinjitetit tuaj të Shkodrës, të votoni numrin 1. Është vota për pluralizmin politik, është vota për idealet tuaja, asnjë qytet, asnjë komunitet nuk ka sakrifikuar sa ju për pluralizmin dhe vlerat e tij. Merita juaj është se kurrë nuk ia kthyet shpinën, pavarësisht sakrificave që u detyruat të bënit. U ftoj që të votoni Bardh Spahinë, kandidatin e pluralizmit politik.

Të votoni njeriun, që gjatë një periudhe të shkurtër që qeverisi, bëri gjithçka për të përmirësuar shërbimet, për të përdorur me transparencë të gjitha burimet e mundshme, bëri gjithçka për të ruajtur dhe mbrojtur dinjitetin e Shkodrës, emrin e saj të madh”, tha mes të tjerash Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos