Arrestimi i Pajtim Agës, PD: Rama mbështet krimin për të vjedhur zgjedhjet

Nga A2 CNN
18 Janar 2020, 21:30 | Politikë
Arrestimi i Pajtim Agës, PD: Rama mbështet krimin për të

Arrestimi i vëllait të Shefit të Policisë rrugore në Dibër, nën akuzën e trafikut të drogës, për Partinë Demokratike dëshmon se shteti është bërë palë me krimin.

Kjo për PD-në referuar dhe përgjimeve të BILD fakton përfshirjen e Robert Agës së bashku me kopulën e shtetit në vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër. Pas arrestimit të të vëllait,  Pajtim Aga, Shefi i Policisë rrugore në Dibër u pezullua nga detyra.

“Kur krimi ka lidhje me zgjedhjet, krimineli ka lidhje me Edi Ramën. Robert Aga është shefi i policisë që garantoi mbjelljen me hashash të vëllait Pajtim,  dhe i njëjti që terrorizoi qytetarët e Dibrës për të vjedhur votën e tyre”, deklaroi Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për shtyp. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos