Arrestohet 34-vjeçari në kërkim, i dënuar për një vrasje në Rrëshen

Nga A2 CNN
10 Tetor 2020, 15:03 | Bota
Arrestohet 34-vjeçari në kërkim, i dënuar për

Forcat e Policisë kanë vënë në pranga, në Kamëz, një shtetas 34-vjeçar, në kërkim për vrasje.

Personi u ndalua gjatë një kontrolli policie ku u identifikua si Arjan Prenga, person ky i njohur nga forcat e rendit sepse ishte dënuar nga Gjykata e Lezhës për një episod të ndodhur, në vitin 2009, në Rrëshen.    

Prenga akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin A.N., ende në kërkim, ka vrarë një person, shtetasin E.J., dhe për këtë ngjarje është dënuar me 6 vite dhe 8 muaj heqje lirie për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos