
Guvernatori i Luhanskut në Ukrainën lindore tha se është arritur marrëveshja për një armëpushim lokal për evakuimin e civilëve të bllokuar nga luftimet.
Guvernatori Serhiy Gaidai tha në Telegram se armëpushimi do të hynte në fuqi në orën 9 të mëngjesit, sipas orës lokale. Luhansk ndodhet në rajonin e Donbasit, i kontrolluar nga prorusët, ku janë kryer luftimet të ashpra që prej fillimit të agresionit rus.
Ndërkohë, qyteti i Mariupolit është kthyer në një gjendje të mjerueshme, ku qindra civilë janë vrarë, mijëra janë larguar, ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme. Në orët e fundit, raportohet se rusët kanë hyrë në Mariupol të mbështetur nga separatistët e Donbasit, megjithatë inteligjenca amerikane pohon se ushtria ukrainase do të kundërpërgjigjet dhe nuk do e lërë qytetin në duart e pushtuesve.
Burime nga Pentagoni bëjnë me dije se forcat vendase po rifitojnë terren në jug dhe pikërisht pranë qytetit Kherson, aty ky qytetarët kanë sfiduar frikën dhe prej disa ditësh kanë dalë në protesta kundër rusëve. (A2 Televizion)