Merr fund “shtegtimi”, Kukësi rikthehet në shtëpi pas 4 sezonesh

Nga A2 CNN
18 Prill 2022, 11:06 | Futboll
Merr fund “shtegtimi”, Kukësi rikthehet në shtëpi pas

Kukësi-Laçi do të luhet në shtëpi e verilindorëve. Pas 4 sezonesh, Kukësi rikthehet të luajë në stadiumin e qytetit që tani mban emrin “Kukësi Arena”.

Këtë të shtunë, në orën 20:00, në stadiumin e ri të skuadrës do të zhvillohet dueli mes skuadrës së Diego Longos dhe Laçit të Shpëtim Duros.

Një lajm i shumëpritur ky për tifozët kuksianë që pas 4 sezonesh në shtegtim, do ta shohin skuadrën e tyre në shtëpi dhe për më tepër, për herë të parë në histori, do të kenë një ndeshje me drita në qytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos