
Pas triumfit 4-1 përballë Luftëtarit në Vlorë, Flamurtari rikthehet në Kategorinë e Parë pas vetëm një viti në kategorinë inferiore.
Vlonjatët morën një fitore të pastër ndaj Luftëtarit në një lojë të dominuar për 90 minuta. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dy golave. Fillimisht, Bicaj dhe më pas Olivera ia bënë dhe më të lehtë skuadrës vlonjate.
Në fraksionin e dytë, gjirokastritët ngushtuan shifrat në 2-1 pas një penalltie të fituar, por vetëm kaq, pasi vlonjatët rikthehen me dy gola të tjerë. Celhaka dhe Diamanti lënë firmën e tyre duke mbyllur gjithçka me fitoren 4-1.
Pas këtij triumfi, Flamurtari është 8 pikë larg vendit të dytë kur luhen dhe dy ndeshje nga përfundimi i kampionatit.
Pas ndeshjes, trajneri Dritan Resuli nënvizoi se ishte një sezon i vështirë mirëpo çelësi i suksesit ishte fryma e grupit.
Në Vlorë, nuk ka kohë për festë pasi drejtuesit e klubit duhet të mendojnë që tani për sezonin tjetër ku objektivi do të jetë një dhe i vetëm rikthimi në Kategorinë Superiore. (A2 Televizion)