
Komisioni Zgjedhor filorus ka publikuar rezultatet paraprake të referendumit për aneksim që u zhvillua në 4 rajonet ukrainase që kontrollohen nga ushtria ruse.
Sipas të dhënave, më shumë se 95% e personave pjesëmarrës në votim janë shprehur pro bashkimit me Moskën.
Megjithatë, komuniteti ndërkombëtar ka bërë me dije se nuk do ta njohë asnjëherë rezultatin e votimit të paligjshëm në Donetsk, Luhansk, Zaporizhzha e Kheron. (A2 Televizion)