Aston Martin zëvendëson Vettel me një tjetër kampion të madh

Nga A2 CNN
1 Gusht 2022, 10:30 | Sporte të tjera

Disa ditë pasi Sebastian Vettel njoftoi tërheqjen nga Formula 1 në fund të sezonit, Aston Martin bëri me dije zëvendësuesin e gjermanit.

Nga viti 2023, do të jetë Fernando Alonso piloti i njëvendëshes britanike.

Fernando Alonso

Spanjolli, aktualisht me Alpine, do të zëvendësojë gjermanin dhe do të vijojë kështu karrierën edhe në moshën 42-vjeçare.

Kështu, Aston Martin do të zëvendësojë 4 herë kampionin e botës me një tjetër kampion të madh, pasi Alonso e ka fituar dy herë titullin në Formula 1, kur pilotonte për Renault. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/28/vettel-i-jep-lamtumiren-formules-1/

A2 CNN Livestream

Latest Videos