Atalanta gjen sulmues dhe shtyn Hojlund drejt United për 75 milionë euro

Nga A2 CNN
29 Korrik 2023, 22:48 | Futboll
Atalanta gjen sulmues dhe shtyn Hojlund drejt United për 75 milionë

Atalanta ndryshon në sulm. El Bilal Touré është shpallur zyrtarisht lojtar i bergamezëve, ndërsa raportohet se gjithçka është vendosur për transferimin e  Rasmus Hojlund te Manchester United.

Gasperini përqafon kështu sulmuesin malian që vjen nga Almeria dhe bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e Atalantës, për të lënë të shkojë diamantin danez të kluvit.

Bergamezët shpenzojnë 27 milionë euro plus 3 bonuse për Toure, por me kalimin e Hojlund te “Djajtë e Kuq” do të arkëtojnë plot 75 milionë euro, pa përmendur bonuset që shkojnë në 10 milionë.

Një fitim i jashtëzakonshëm kapitali nga Atalanta për sulmuesin që bleu për vetëm 17 milionë euro, vetëm një vit më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos