
Një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të kthesës së Shtëpëzit, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete.
Si pasojë e përplasjes së fortë, pesë persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku po marrin ndihmën mjekësore, shkruan A2.
Shkak i aksidentit dyshohet se ishte lagështira në rrugë dhe shpejtësia. (A2 Televizion)