Ndreca: Nuk më lejojnë të takoj Veliajn

Nga A2 CNN
31 Tetor 2026, 19:34 | Kronikë

Ndreca: Nuk më lejojnë të takoj Veliajn

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi se nuk është lejuar që të takojë klientin e tij në burgun e Fierit.

“Ka një ligj i cili duhet respektohet, që rregullon marrëdhëniet e organizimit të burgut, që përcakton shumë qartë që avokati, ashtu si edhe prokurori, ashtu si edhe gjyqtari, hyn në çdo kohë për të takuar klientin. Bëmë një debat të vazhdueshëm. Ishte një debat në fakt që vijonte që nga dita e djeshme. Dje u bindën për të na lejuar, ndërsa sot nuk u bindën. Qëndrova aty për rreth 20-30 minuta duke këmbyer diskutime me oficerin e rojes, i cili nuk më lejoi”, u shpreh Ndreca, shkruan A2.

“Pavarësisht se ia shpjegova ligjin, përsëri nuk m’u lejua takimi. Kjo është një gjë e paprecedent, një shkelje absurde sepse unë nuk mund t’i marr leje as Drejtorisë së Burgjeve, as askujt për të takuar klientin, pasi është një e drejtë kushtetuese. Është një e drejtë e përcaktuar në ligj dhe unë jam kërkuar nga klienti im për të qenë prezent sot. Kemi lënë një seancë për të intervistime, një seancë komunikimi me njëri-tjetrin dhe kjo nuk mund të bëhet sipas agjendës apo sipas organizimit të Drejtorisë së Burgjeve, por sipas agjendës që ne kemi përcaktuar, unë së bashku me klientin”, shtoi Ndreca për mediat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos