Atalanta i jep leksione Juventusit, dy penallti shpëtojnë bardhezinjtë nga humbja

Nga A2 CNN
12 Korrik 2020, 08:29 | Futboll
Atalanta i jep leksione Juventusit, dy penallti shpëtojnë

Atalanta ishte shumë pranë fitores në “Allianz Stadium”, por dy penallti shmangën humbjen e Juventusit në Torino.

Ekipi nga Bergamo dominoi pjesën e parë dhe e mbylli atë në avantazh 1-0, falë golit të Zapata në minutën e 16.

Në pjesën e dytë, Cristiano Ronaldo barazon me 11-metërsh, që u akordua pas një prekjeje të topit me dorë në zonë.

10 minuta nga fundi, Malinovsky shënon sërish për Atalantën dhe kur dukej se gjithçka do të përfundonte me fitoren e zikaltërve dhe kampionati italian do të hapej sërish, Cristiano shënon 11-metërshin e dytë, i akorduar edhe kësaj here pas një topi të prekur me dorë në zonë.

Ky barazim e afron edhe më shumë “Zonjën e Vjetër” me titullin e radhës në Serinë A, pasi diferenca me Lazion ndjekëse shkon në +8 pikë. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=1c6LmLGoO38

A2 CNN Livestream

Latest Videos