Laçi nuk fal, garë e fortë për Europën

Nga A2 CNN
11 Korrik 2020, 19:36 | Futboll
Laçi nuk fal, garë e fortë për Europën

Laçi ka fituar me rezultatin 3-1 ndeshjen e radhës në Kategorinë Superiore përballë Luftëtarit të vendit të fundit, duke marrë vendin e tretë në renditje dhe hapur një garë të fortë me durrsakët e Teutës për një vend në Europë për sezonin e ardhshëm.

Kurbinasit ishin superiorë në këtë ndeshje dhe për shkak të presionit të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit për të marrë fitoren e kërkuar i detyruan këta të fundit të shënojnë dy gola në portën e tyre me Kukën dhe Lalën. Miqtë shënuan një gol në fund të takimit, por kjo sa për statistikë për autorin Memetllari.

Tashmë dhe tre javë nga fundi i kampionatit gara për pjesëmarrjen në kupën e vogël europiane është më e fortë se kurrë dhe kalendari i ka rezervuar dy pretendenteve kryesore të Teutës dhe Laçi një përballje kokë më kokë në javën e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos