Lazio e bën “bozë”, merr humbjen e tretë dhe rrezikon dhe vendin e dytë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2020, 19:16 | Futboll
Lazio e bën “bozë”, merr humbjen e tretë dhe rrezikon

Lazio ka harruar të fitojë. Pas dy humbjeve radhazi dukej se ekipi kryeqytetas do të reflektonte dhe do të rikthehej në garë për titullin kampion, duke përfituar dhe nga humbja e Juventusit ndaj Milan, por nuk ndodhi kështu.

Bardhekaltrit pësuan një humbje surprizuese 1-2 në “Olimpico” nga Sassuolo, e cila tashmë synon pse jo një vend në kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.

Vendasit kaluan të parët në avantazh në pjesën e parë me një gol të Alberto, por gjithçka u përmbys në të dytën nga Raspadori dhe Caputo.

Tashmë gara për titullin kampion për Lazio mund të themi që është mbyllur, madje kryeqytetasit rrezikojnë të humbin dhe vendin e dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos