
Atalanta nuk ka treguar aspak mëshirë ndaj Salernitanës në ndeshjen e kësaj të diele në Serie A, të cilën e fitoi me rezultatin e thellë 8-2.
Të besuarit e Gasperinit e mbyllën pjesën e parë me rezultatin e thellë 5-1. Ndërsa “uragani” mbi Salernitanën e pafuqishme nuk u ndal edhe në pjesën e dytë ku vendasit realizuan edhe 3 gola të tjerë.
Edhe në këtë takim, Berat Gjimshiti ngrohu stolin, duke u bërë tashmë thuajse një ish-lojtar i ekipit me të cilin ka arritur suksese gjatë viteve të fundit.
Me këtë fitore të thellë, Atalanta shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e gjashtë në renditje. (A2 Televizion)