
Një operacion ndërkombëtar midis forcave të rendit shqiptare dhe greke ka mundësuar lirimin e një shtetasi shqiptar që mbahej peng në Greqi nga disa bashkëkombës.
Operacioni filloi me disa informacione të policisë shqiptare mbi një pengmarrje të organizuar nga disa shtetas shqiptar në një fshat grek pranë Korinthos. Sipas informacioneve, personat, të gjithë banues në Tiranë, kërkonin 10 mijë euro për ta lënë të lirë.
Policia e Tiranës pas disa ditë hetimi ka sinjalizuar vendndodhjen ekzakte të pengmarrjes autoriteteve greke, të cilat kanë vepruar duke arrestuar në flagrancë shtetasit XH.N, 49 vjeç, H.M, 35 vjeçe, B.M, 41 vjeç, M.M., 19 vjeç, ndërkohë që një 24-vjecar me inicialet L.P që dyshohet si bashkëpunëtor është ende në kërkim. (A2 Televizion)