
Një zjarr i vështirë për t’u kontrolluar ka rënë sot në disa ambiente që kanë funksionin e pularisë.
Vendndodhja e pularisë është në lokalitetin Fushë Farkë në Surrel.
Sipas informacioneve, 5 automjete zjarrfikëse po ndërhynë në ambientet e djegura, por situata paraqitet e vështirë nga përhapja e shpejtë e flakëve.
Si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar, vetëm disa dëme materiale përreth. (A2 Televizion)