Atentati në Vlorë, policia jep detaje, efektivi i Delta Forcë u vu në pranga

Nga A2 CNN
30 Prill 2022, 10:05 | Kronikë
Atentati në Vlorë, policia jep detaje, efektivi i Delta Forcë u

Policia ka vënë në pranga efektivin e Delta Forcë në Vlorë, Lisjan Myrtaj, i cili dyshohet të jetë autor i ngjarje së ndodhur pasditen e së premtes, ku u qëllua me armë në drejtim të një makine.

“Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen "10 Korriku", pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se punonjësi i policisë, Inspektor L.M., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë (armën personale të punës) ndaj shtetasit J. T.,  i cili ka qenë duke drejtuar mjetin tip Benz.

Nga të shtënat nuk ka patur të dëmtuar, ndërsa shtetasi Juxhin Tole (Aliaj) është larguar nga vendngjarja duke braktisur mjetin.

https://a2news.com/2022/04/29/video-pamje-nga-momenti-kur-policia-ndjek-nje-nga-makinat-ku-u-qellua-me-arme-ne-vlore/

Menjëherë pas marrjes dijeni nga salla operative, nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm, është krijuar grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet hetimore proceduriale në vendngjarje, ku janë sekuestruar;

- një armë zjarri e llojit pistoletë

- 7 gëzhoja 9 mm, të cilat dyshohen se i përkasin armës së punonjësit të policisë, L.M.

- 3 fishekë, model 54

- mjeti tip Benz Mercedez

- pamjet filmike nga kamerat e ambjenteve në zonën ku ka ndodhur ngjarja

Ndaj punonjësit të policisë, Inspektor Lisjan Myrtaj është vendosur masa e arrestit në flagrancë dhe materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Nenet 76 e 22 të Kodit Penal”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos