Atmosferë pozitive mes liderëve, Kim Jong Un pranon letër të shkëlqyer nga Trump

Nga A2 CNN
23 Qershor 2019, 17:07 | Bota
Atmosferë pozitive mes liderëve, Kim Jong Un pranon letër të

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un pranoi një letër personale nga presidenti amerikan, Donald Trump. Konfirmimi vjen nga media shtetërore e vendit komunist.

Kim e cilësoi letrën si të shkëlqyer dhe tha se do ta “konsideronte seriozisht përmbajtjen interesante të saj”, raporton agjencia e lajmeve e KCNA. Ai vlerësoi gjithashtu guximin e jashtëzakonshëm të zotit Trump.

Më herët gjatë këtij muaji, presidenti amerikan konfirmoi se ka pranuar një letër të bukur nga udhëheqësi i Koresë së Veriut. Mbetet e panjohur mënyra se si këto letra janë shkëmbyer. Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar këtë zhvillim.

Pavarësisht atmosferës pozitive, bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut kanë ngecur që prej samitit të Vietnamit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos