Australia do tërhiqet nga vaksina e Oksfordit, nuk gjeneron imunitet të tufës

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 13:54 | Bota
Australia do tërhiqet nga vaksina e Oksfordit, nuk gjeneron imunitet

Australia mund të ndalojë administrimin e vaksinës të zhvilluar nga AstraZeneca dhe universiteti i Oksfordit, në programin kombëtar të imunizimit duke filluar nga muaji shkurt, pasi nuk është aq efektive sa të gjenerojë imunitet të tufës.

Kjo është ajo që pohon Shoqata Australiane dhe e Zelandës së Re për Imunologjinë, duke vërejtur se faza 3 e vaksinës, guri themeltar i strategjisë së vaksinimit në Australi, tregon një efikasitet prej vetëm 62%.

Ky lajm vjen ndërsa Agjencia Europiane e Barnave po shqyrton kërkesën për aprovimin e saj. Vendimi pritet brenda 29 janarit pas verifikimit të efektshmërisë dhe sigurisë.

Vaksina e Oksford dhe AstraZeneca është aprovuar për përdorim nga disa shtete të botës, përfshirë Britaninë e Madhe, Indinë dhe Argjentinën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos