Australia shënon protestën më të dhunshme kundër masave shtrënguese ndaj Covid-19

Nga A2 CNN
18 Shtator 2021, 21:08 | Bota

Mijëra persona morën pjesë në një protestë kundër masave shtrënguese në Melburn, e cila mund të konsiderohet fare mirë si më e dhunshmja që prej nisjes së pandemisë.

Pjesëmarrësit në protestë u përplasën dhunshëm me oficerët e policisë duke hedhur në drejtim të tyre gurë dhe sende të forta.

Tashmë, banorët e Melburne duke se nuk e pranojnë më urdhrin për të qëndruar në shtëpi pasi karantina në këtë vend vijon prej 228 ditësh.

Gjatë protestës pati dhjetëra të arrestuar ndërkohë që 6 oficerë policie mbetën të lënduar. (A2 Televizion)

https://twitter.com/davidestcourt/status/1439070855418368000

A2 CNN Livestream

Latest Videos