Bëri dëshminë tronditëse gjatë një dokumentari, miliarderi arrestohet për vrasje

Nga A2 CNN
18 Shtator 2021, 20:26 | Bota
Bëri dëshminë tronditëse gjatë një dokumentari,

Miliarderi në fushën e ndërtimeve Robert Durst, i cili ishte subjekt i një dokumentari të HBO për krimet e pazbuluar, është shpallur fajtor për vrasjen e mikeshës së tij më të mirë Susan Berman.

Durst dyshohet se e vrau zonjën Berman në vitin 2000, për ta ndaluar atë që të fliste për zhdukjen e gruas së tij. Viktima u gjet e vrarë me armë zjarri në kokë në banesën e saj në Beverly Hills.

Në serinë e fundit të dokumentarit “The Jinx”, Durst dëgjohet të mërmërisë me vete “Çfarë dreqin bëra? Sigurisht që i vrava të gjitha”.

Menjëherë ai u arrestua pas kësaj dëshmie dhe u akuzua për vrasjen e zonjës Berman. Trupit gjykues iu paraqit si provë dhe deklarata në dokumentar.

Prokurorët e quajtën 78 vjeçarin Durst “një psikopat narcist” dhe me shumë mundësi ai do të vdesë në burg për këtë krim të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos