SHBA aprovon dozën e tretë, vaksinë përforcuese për të moshuarit dhe të rrezikuarit

Nga A2 CNN
18 Shtator 2021, 16:25 | Bota
SHBA aprovon dozën e tretë, vaksinë përforcuese për

Tre doza anticovid rekomandohen tani për disa amerikanë që kanë marrë vaksinën Pfizer. Këshilltarët e FDA votuan për aprovimin e një doze përforcuese imuniteti për qytetarët mbi 65 vjeç.

Vota pro erdhi pas orëve me debat dhe argumente si dhe pas votës jo për amerikanët mbi 16 vjeç.

“Nxisim fuqimisht që të gjitha pikëpamjet e ndryshme të shprehen dhe diskutohen”, u shpreh Peter Marks, Drejtor i Qendrës për Vlerësime dhe Kërkime Biologjike.

Ekspertët e CDC diskutuan efektet e variantit Delta në nivelin e përhapjes së virusit. Shkencëtarët nga Britania dhe Izraeli paraqitën të dhëna se dhënia e një doze përforcuese imuniteti ul nivelin e infeksionit.

“Ne po shohim një përgjigje të fortë imunitare që është e barabartë ose tejkalon shumë reagimin që kemi parë pas dozës së dytë”, deklaroi William Gruber, përgjegjës për testet klinike.

Pfizer dhe kërkuesit e tjerë thonë se studimet e tyre konfirmojnë që njerëzit zhvillojnë mbrojtje të fortë imunitare pas dy dozave të vaksinës, por ai nivel antitrupash fillon të bjerë pas disa muajve. Megjithatë disa ekspertë po e kundërshtojnë këtë duke theksuar se nuk ka të dhëna të qarta nëse doza e tretë duhet të aplikohet për të gjithë popullatën.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos