Australian Open, të mëdhenjtë bëjnë detyrën

Nga A2 CNN
16 Janar 2019, 21:32 | Sporte të tjera

Australian Open 2019, një ndër kompeticionet më mëdhenj tenistik, po vijon me ritëm dhe emocione. Zvicerani Roger Federer bëri detyrën duke u kualifikuar në raundin e tretë, pas fitores ndaj rivalit britanik Den Evans, 3-0 me sete. Tashmë, dy herë kampioni në fuqi do të përballet me amerikanin Taylor Fritz.

Edhe Novak Djokovic ka bërë detyrën përballë tenistit tjetër amerikan, Mitchell Kruger duke fituar pastër 3-0. Rafael Nadal e ka pasur të lehtë ndaj Mathew Ebden duke mbyllur gjithçka në 3 sete edhe pse australiani pati mbështetje të madhe nga publiku i tij.

Më herët, Andy Murray, tenisti britanik u dorëzua në setin final përball spanjollit Roberto Bautista dhe kjo mund të jetë ndeshja e tij e fundit pasi vetë ish-numri 1 në botë, ka deklaruar se është një hap larg të tërheqjes nga ky sport për shkak të një dëmtimi që shqetëson prej vitesh.

Nuk ka surpriza te femrat. Vozniacki, Stefens, Kvitova dhe Kerber ka triumfuar përballë kundërshtarëve respektivë, duke kaluar në raundin pasardhës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos