Një grua e moshuar ka mbetur e plagosur rëndë në Korçë pasi u përplas nga një motor ndërsa po kalonte rrugën.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen nr.7 të qytetit pranë ish Bashkisë. E moshuara ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Ndërkohë që policia ka shoqëruar drejtuesin e motori dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)