Autobusi përplaset me pemën në Itali, 40 të plagosur, 9 prej tyre rëndë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 18:19 | Bota

Një aksident rrugor ka ndodhur në Romë, ku një autobus i një linje urbane të kryeqytetit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Si pasojë e këtij aksidenti 40 persona kanë mbetur të plagosur, 9 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësorë.

Policia ka sekuestruar celularin e drejtuesit të mjetit për të verifikuar nëse në momentin e aksidentin ka qenë duke shkruajtur mesazh apo jo. Shoferi është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe nga verifikimet ka rezultuar se nuk ka përdorur alkool apo lëndë narkotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos