Autobusit urban i del goma te “21 Dhjetori”

Nga A2 CNN
18 Maj 2022, 14:27 | Aktualitet

Një tjetër ngjarje e çuditshme ka ndodhur me autobusët urbanë në Tiranë.

Mësohet se autobusit të linjës, Uzina Dinamo-Qendër-Sharrë, i ka dalë goma teksa ishte duke lëvizur në zonën e “21 Dhjetorit”. Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.

Autobusët e Tiranës janë përfshirë në disa aksidente gjatë kohëve të fundit, ku më i rëndi ishte ai i tre javëve më parë, kur urbani përfundoi në lumin e Lanës, duke plagosur 6 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos