KPK shkarkon gjyqtaren e Elbasanit, e famshme për videot në TikTok

Nga A2 CNN
18 Maj 2022, 10:08 | Aktualitet
KPK shkarkon gjyqtaren e Elbasanit, e famshme për videot në TikTok

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Ish-gjyqtarja, më herët, ishte pezulluar për 6 muaj nga KLGJ.

Kapedani u pezullua në atë kohë pas publikimit të disa videove në rrjetin social TikTok, ku ajo sfilonte në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, si dhe promovonte veshjet luksoze.

Gjatë seancës në KLGJ, Kapedani dha dorëheqjen si nënkryetare e Gjykatës së Elbasanit, dhe i bëri thirrje këtij institucioni të mos ndikohej nga bota e krimit për marrjen e këtij vendimi. Tashmë, ajo është shkarkuar edhe nga KPK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos