Autogoli më i “çuditshëm” në Euro 2020

Nga A2 CNN
23 Qershor 2021, 19:33 | Futboll

Portieri i Sllovakisë, Martin Dubravka është kthyer në fenomen në rrjet me autogolin që shënoi në ndeshjen e tretë në grup përballë Spanjës, të cilës i duhej fitorja për të kaluar në raundin tjetër të Euro 2020.

Për disa minuta, gardiani që mbron portën e Newcastle në Angli, ishte heroi i ndeshjes për sllovakët pasi priti dhe një penallti.

Por në minutën e fundit të pjesës së parë Dubravka në mënyrë krejt të çuditshme dërgon në rrjet një top në rënie, të cilin shumë lehtë mund ta dërgonte jashtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos