Automjeti i Policisë përplaset me një makinë në Laknas

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2021, 11:11 | Kronikë
Automjeti i Policisë përplaset me një makinë në Laknas

Një automjet policie është përfshirë në një aksident te kryqëzimi i Bërxullit në Laknas. Aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:18, ku mjeti i policisë me drejtues shtetasin me iniciale P. K, dhe pasagjerin me iniciale A. M. janë përfshirë në përplasje me drejtues S. Xh., dhe pasagjere shtetasen me iniciale E. Xh.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjerja në mjetin tjetër shtetasja E.Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos