
Një 18-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në fshatin Sanxhak në Kurbin.
Sikurse njoftohet, i riu është transportuar në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe pas disa orësh arrestuan 16 vjeçarin A.L. për plagosjen e shtetasit K.Gj.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale. (A2 Televizion)