Autori i masakrës në San Jose, i fiksuar mbas armëve, iu gjet një arsenal i madh në shtëpi

Nga A2 CNN
29 Maj 2021, 17:00 | Bota

Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen e rëndë që ndodhi në San Jose të Kalifornisë, ku një person vrau me armë zjarri 9 të tjerë.

Policia ushtroi një kontroll në banesën e autoritet të ngjarjes dhe atje zbuloi një arsenal të vërtetë, 12 armë zjarri, fuçi me lëndë djegëse dhe rreth 22 mijë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Samuel Cassidy, një punonjës i Autoritetet të Transportit të Santa Clara, hyri në zyrat qendrore duke vrarë 9 kolegë përpara se të vetëvritej.

Kjo vrasje masive është një ndër më të rëndat që ndodhin në Gjirin e Kalifornisë që prej vitit 1993. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos