
Egnatia përballët të enjten pasdite me Lincoln Red Imps, një sfidë me emocione, rivalitet dhe objektiva të qarta për skuadrën shqiptare.
Kampionët e Shqipërisë zbresin në fushë me synimin për të treguar forcën dhe cilësinë e tyre, përballë kampionëve të Gjibraltarit, Lincoln Red Imps në stadiumin Arena Kombëtare në kryeqytet.
Egnatia kërkon të bëjë diferencën përmes lojës kolektive, organizimit dhe sulmeve të shpejta, ndërsa kundërshtari synon të shfrytëzojë çdo hapësirë për të surprizuar.
Një përballje ku çdo duel, çdo pasim dhe çdo rast përpara portës merr rëndësi të veçantë. Për rrogozhinasit, kjo nuk është thjesht një ndeshje futbolli, por edhe një mundësi për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Egnatia dhe Lincoln Red Imps, 90 minuta luftë sportive, emocione dhe futboll në kërkim të suksesit. Dueli është i programuar të enjten në orën 18:45 në kryeqytet. (A2 Televizion)