Autoritetet saudite po “mbyllin një sy” për Ronaldo-n dhe Georgina-n që nuk janë të martuar

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 11:11 | Showbiz

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez do të lejohen të jetojnë bashkë në Arabinë Saudite, pavarësisht se ligjet e Mbretërisë i ndalojnë çiftet e pamartuara që të jetojnë bashkë.

Sulmuesi 37-vjeçar iu bashkua klubit saudit Al Nassr pas nënshkrimit të një marrëveshjeje 2.5-vjeçare me një vlerë që besohet të jetë rreth 175 milionë paund në vit. Blerjen, ekipi saudit e njoftoi zyrtarisht në një ceremoni madhështore të premten.

Bashkë me Ronaldo në Riyadh do të jetojë edhe partnerja e tij Rodriguez, pesë fëmijët e tyre, miq e familjarë, si dhe ekipi i sigurisë. Të gjithë ata janë akomoduar në një suitë, në një kullë 99-katëshe në kryeqytet.

Ronaldo dhe Georgina nuk janë të martuar dhe ligjet islamike të Arabisë Saudite e ndalojnë rreptësisht bashkëjetesën pa kontratë martese, prandaj ishte e paqartë se si do të qëndronin në shtëpinë e tyre të re.

Por autoritetet e vendit, sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle duke cituar dy avokatë sauditë, thuhet se po mbyllin një sy në këtë rast. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/08/dalin-pamjet-nga-suita-ne-ndertesen-99-kateshe-ku-ronaldo-jeton-si-mbret/

A2 CNN Livestream

Latest Videos