Pamje rrëqethëse vijnë nga alpet franceze atje ku rreth 20 persona mbajtën ekuilibrin në një lartësi prej 800 metrash nëpërmjet një litari të hollë. Aventura e çmendur u krye në malin e Saint Janet në Francën jugore. Ky event ka si qëllim vendosjen e një rekordi botëror në përshkimin e një distance prej 300 metrash, atje ku nuk ka rregulla zyrtare dhe siguria për jetën nuk është e përfshirë. Gjithsesi të shumtë janë personat që nuk njohin limite kur vjen puna për adrenalinë. (A2 Televizion)
Aventurë e çmendur në alpet franceze, ekuilibër në 800 metra lartësi
