Aksident në aksin Fier-Lushnje, plagosen dy persona

Nga Çaku Tafa
22 Tetor 2026, 08:45 | Kronikë

Aksident në aksin Fier-Lushnje, plagosen dy persona

Aksident i rëndë në autostradën Fier-Lushnje, në rrethrrotullimin e Kolonjës.

Rreth orës 1 të mëngjesit të së enjtes, një mjet ka dalë nga rruga, pasi është përplasur mbi barrierën metalike, duke fluturuar mbi të dhe ka përfunduar në kanalin poshtë urës, në një thellësi prej 5 metrash.

Është dashur ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve të zjarrfikësve të Lushnjes dhe stafi mjekësor i ambulancës për të nxjerrë nga makina një çift bashkëshortësh që udhëtonin me mjetin që përfundoi në kanal.

Çifti i bashkëshortëve u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjes, me lëndime të shumta. Nga të dhënat paraprake të bluve të qarkullimit dhe ekspertëve, shpejtësia e lartë dhe lagështia e madhe në rrugë për shkak të shiut me intensitet të lartë ka bërë që drejtuesi i mjetit të mos hyjë dot në rrethrrotullim, por të kapërcejë barrierat e të përfundojë në kanal.

Pritet ekspertiza e policisë e cila do të hedhë dritë mbi këtë aksident, ndërsa fatmirësisht nuk pati viktima.

Rrethrrotullimi i Kolonjës është një ndër pikat e zeza ku në të shkuarën ka pasur aksidente me fatalitete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos