Nis me sherr seanca plenare, Noka përplaset me Ballën

Nga A2 CNN
22 Tetor 2026, 10:25 | Aktualitet

Nis me sherr seanca plenare, Noka përplaset me Ballën

Ka nisur me tension seanca e sotme parlamentare. Deputeti demokrat Flamur Noka është përplasur fizikisht me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Sapo Balla mori fjalën për të shprehur qëndrimin e mazhorancës, Flamur Noka iu afrua dhe i shkuli mikrofonin nga tavolina, ndërsa nisi ta gjuante edhe me letra, çka solli edhe ndërprerjen me 5 minuta të seancës nga kreu i Kuvendit Niko Peleshi.

Që në nisje të seancës deputetët e PD kanë bllokuar foltoren me foto të protestuesve të lënduar.

“Sot ka vetëm një pikë në rend dite. Dënojmë dhunën e policisë. Të jemi pranë protestuesve, të dëgjojmë kërkesat e tyre dhe zërin e një brezi që nuk druhet nga pushteti. S’mund të ketë debat parlamentar para një krize shoqërore. Studentët në rrugë, deputetët e opozitës janë krah tyre. Grupi i PD qëndron krah kërkesave të tyre", lexoi Belind Këlliçi në qëndrimin e përbashkët të grupit parlamentar demokrat.

Pika e parë e rendit të ditës parashikon një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, e kërkuar nga Partia Demokratike. Interpelanca me ministrin Demo ishte kërkuar më herët nga opozita edhe më herët, por ishte shtyrë me argumentin se ai sapo kishte marrë detyrën dhe i duhej kohë të njihej me çështjet e ngritura. Interpelanca është kërkuar për sjelljen e policisë në protestat para parlamentit para se të niste java e protestave të dhunshme rrugëve të Tiranës

Ndërkohë Policia ka vendosur kordon sigurie rreth parlamentit, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm për shkak të protestës së paralajmëruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos