Kurti nga Mali i Zi: Koha që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat për anëtarësim

Nga A2 CNN
22 Tetor 2026, 10:17 | Politikë

Kurti nga Mali i Zi: Koha që Kosova të marrë statusin e vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që vendi i tij të marrë statusin e kandidatit dhe të hapen negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Tani është koha që vendi ynë të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Prandaj, sot dhe çdo ditë, do t'u bëj thirrje të gjithë liderëve të rinj që të kërkojnë një opinion nga Komisioni Evropian lidhur me këtë çështje”, tha Kurti nga Mali i Zi, i pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit.

Kurti shtoi se shpreson “që të rikthejmë angazhimet e Samitit të Londrës të vitit 2018 lidhur me drejtësinë për krimet e kryera gjatë luftës dhe me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”.

“Në vendin tim janë mbi 1 500 persona të zhdukur dhe së fundmi, në komunën veriore të Zubin Potokut, janë zbuluar 23 trupa të shqiptarëve që janë vrarë nga forcat serbe në prill të vitit 1999. Jemi optimistë për kohët që na presin, sepse bashkëpunojmë dhe qëndrojmë të angazhuar. Të angazhuar në mbështetje të vlerave të Bashkimit Evropian, duke i mbyllur derën Kremlinit dhe duke u përqendruar njëkohësisht te të rinjtë, punësimi dhe sundimi i ligjit”, theksoi Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos