
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale e më pas në media, për prezencën e një avioni të vogël që është parë duke fluturuar në zonën e Ishmit.
Sipas policisë, gjatë ditës së sotme kanë kryer fluturime me leje të regjistruara, në orare të ndryshme, 5 avionë të vegjël “kaçatorr”, me kohëzgjatje fluturimi deri në tre orë. Njëri prej këtyre avionëve është filmuar nga banorët.
“Këta avionë janë të kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë, për vaksinimin e dhelprës së kuqe, nëpërmjet ushqimit nga ajri”, lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)