Kolonja përveçse vitet e fundit po zhvillon masivisht agroturizmin, është edhe një nga zonat me natyrë mjaft piktoreske për piktorët. Më tepër se 40 piktorë janë bërë pjesë e një kolonie e cila ka mbërritur tashmë në qytetin juglindor.
Kolonia e piktorëve është vendosur në zonat turistike të kësaj treve, si Rehova, Borova por edhe brenda në qytet.
Kolonja përveçse vitet e fundit po zhvillon masivisht agroturizmin, është edhe një nga zonat me natyrë mjaft piktoreske për piktorët Më tepër se 40 piktorë janë bërë pjesë e një kolonie e cila ka mbërritur tashmë në qytetin juglindor Piktorët, ku shumica prej tyre janë për herë të parë e të mahnitur, kanë ngelur nga mikpritja e banorëve Drejtuesi i kolonisë se piktorëve, Fatmir Toçi, tregon se ky eveniment bën që arti të jetë "vegël" promocioni për këtë zonë të mrekullueshme Punimet e gjithë piktorëve pjesëmarrës do të shfaqen të dielën një ekspozitë në qendër të qytetit të Ersekës
Piktorët, ku shumica prej tyre janë për herë të parë e të mahnitur, kanë ngelur nga mikpritja e banorëve.
Drejtuesi i kolonisë se piktorëve, Fatmir Toçi, tregon se ky eveniment bën që arti të jetë "vegël" promocioni për këtë zonë të mrekullueshme.
Punimet e gjithë piktorëve pjesëmarrës do të shfaqen të dielën një ekspozitë në qendër të qytetit të Ersekës. (A2 Televizion)