Avionët luftarakë amerikanë “tregojnë muskujt” në Alaskë

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 15:04 | Fotolajme

Flota me 30 avionë luftarakë e Rojes Kombëtare Ajrore përfundoi një stërvitje në Alaskë javën e kaluar, në një zonë ku gjithmonë e më shpesh kohët e fundit është rritur akvititeti i dyshimtë rus.

Stërvitja, e kryer në bazën “Eielson” pranë rrethit arktik në Alaskë, shërbeu për të përcaktuar aftësitë dhe shpejtësinë e forcave ajrore për të reaguar ndaj një agresioni të mundshëm rus. Pjesë e stërvitjes, që u quajt “Marshimi i Elefantit”, ishin 18 avionë F-35A dhe 12 F-16, të shoqëruar nga një avion KC-135 Stratotanker.

Në anën tjetër të bregut, në krahinën ruse Çukota, edhe rusët kanë ngritur një bazë prej nga avionë bombardues rusë dhe kinezë kanë kryer misione, më i fundit të martën e kaluar, duke theksuar lidhjet ushtarake mes Moskës dhe Pekinit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos