Avioni i mbushur me kokainë rrëzohet në Meksikë

Nga A2 CNN
9 Tetor 2020, 10:30 | Bota

Një avion i vogël, i mbushur me thuajse gjysmë toni kokainë, u përplas, në Meksikë, pasi autoritetet ishin vënë në ndjekje të tij. Dy persona që ishin brenda avionit humbën jetën, tha të mërkurën Ministria meksikane e Mbrojtjes.

Helikopterët e ushtrisë meksikane e pikasën avionin në hapësirën ajrore të shtetit dhe e ndoqën për qindra kilometra derisa trafikantëve iu mbaroi karburanti dhe u rrëzuan në Botija, në qendër të Meksikës, njoftoi ministria në një deklaratë për mediat. Avioni ishte i mbushur me 400 kilogramë kokainë, sipas autoriteteve, sasi që në tregun amerikan me pakicë vlen 19,2 milionë dollarë.

Në muajt e fundit, një numër i madh avionësh privatë janë rrëzuar apo braktisur në Amerikën Qendrore dhe në jug të Meksikës, të gjithë të lidhur me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos