
Një avion ushtarak u rrëzua mbrëmjen e djeshme pranë aeroportit të Trapanit, ndërsa ishte duke kryer disa manovra ushtarake rutinë.
Avioni “Eurofighter Typhoon” ishte duke u kthyer në aeroport në momentin e aksidentit dhe u rrëzua vetëm 5 milje larg tij, duke i marrë jetën pilotit 33-vjeçar, trupi i të cilit u gjet disa orë pas ngjarjes.
Sipas ekspertëve, avioni dyshohet të jetë përplasur fort me tokën, pasi mbetjet e tij ishin shpërndarë në një rreze shumë të gjerë.
Ndërkohë që ka nisur një hetim për të zbuluar motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. (A2 Televizion)