Rrëzohet në Teksas avioni ushtarak

Nga A2 CNN
19 Shtator 2021, 20:14 | Bota
Rrëzohet në Teksas avioni ushtarak

Një avion trajnimi ushtarak u rrëzua në Liqenin Worth në Teksas, të dielën. Lajmi raportohet nga CNN, që citon Departamentine e Zjarrfikjes Fort Worth.

Sipas këtij institucioni dy shtëpi u dëmtuan rëndë në aksident dhe tre pacientë janë duke marrë trajtim mjekësor.

Përplasja ndodhi midis blloqeve 4000 të Tejas dhe Dakotas, tha Departamenti i Policisë i Lake Worth, i cili shtoi se janë dëmtur gjashtë shtëpi.

Liqeni Worth është rreth 8 milje në veriperëndim të Fort Worth. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos