Avokati i kontrollorëve: Nuk është shpërdorim detyre, është konflikt-juridiko-civil

Nga A2 CNN
10 Prill 2021, 11:23 | Aktualitet

Gjykata e Tiranës njohu me masën e sigurisë tre kontrollorët që sipas prokurorisë organizuan bllokimin e fluturimeve ne aeroportin e Rinasit. Gjykata ka konfirmuar kërkesën e prokurorisë, duke i dhënë masën “arrest shtëpie” Flora Ndrecës dhe arrest me burg” Muhin Mezinit dhe Armando Fezgës. Prokuroria dërgoi pasditen e djeshme në gjykatë kërkesën ndaj tre kontrollorëve, me akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Arben Micko, ndërsa akuza përfaqësohej nga prokuroret Marjeta Zaimi dhe Lidita Riza. Sipas Policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë bërë rezervimin e dhomave në hotelin pranë aeroportit, ata kanë ndikuar te vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për punë, me qëllim shmangien nga detyrimi ligjor për të ushtruar detyrën. Por sipas palës mbrojtëse, ky konflikt nuk ka te beje me shpërdorim detyre por juridiko-civil. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos