Baba gazmor, apo abuzues me fëmijën? Pamjet që ndanë rrjetin në dy pjesë

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 11:41 | Bota

Një video që po qarkullon masivisht në rrjetet sociale e që tregon një prind teksa kap vogëlushen e tij prej xhakete, si të ishte një çantë pazari për ta futur në shtëpi, i ka ndarë komentuesit në dy grupe.

Disa e akuzojnë babain e vajzës dyvjeçare për “abuzim me fëmijën”, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar gazmore metodën e zgjedhur për të futur në banesë fëmijën, kur ajo refuzon të ecë në këmbë.

Thjesht e urrej... duhet të respektohen emocionet dhe ndjenjat e fëmijëve.. një veprim që nuk duhet bërë”, komentoi një nënë.

Ndërsa një tjetër komentues, mbajti anën e babait dhe tha se fëmijët janë të llastuar.

Po ashtu shumë thonin se veprimi i babait është "i ëmbël, i këndshëm dhe të bën për të qeshur", ndërsa të tjerë kanë shkruar se "nuk e shohin fare si gazmore".

Sakaq, në videon që është filmuar në Quebec të Kanadasë në vitin 2018, teksa babai me të bijën e varur në dorën e tij, futen në shtëpi, nëna e vogëlushes që e filmon nga dritarja dëgjohet teksa qesh me episodin në fjalë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos