Babagjyshi i vdekjes

Nga A2 CNN
1 Janar 2021, 16:35 | Bota

Ka shkuar në 27 bilanci i vdekjeve në një azil të moshuarish në Belgjikë, pas një feste me Babagjyshin muajin e kaluar.

Në 4 dhjetor, azili i Molit, në veri të Belgjikës, organizoi një festë me Babagjyshin, i cili shpërndau dhurata, por, njëkohësisht, edhe koronavirusin.

Që nga ajo ditë, në azil ka pasur 130 raste me Covid-19 dhe 27 viktima.

Belgjika, me 11,5 milionë banorë, është një nga vendet e goditura ashpër nga pandemia, me 19 441 viktima zyrtare, shumë prej të cilëve janë regjistruar nëpër azile. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos